4 Tetor 2025, 09:56
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se masat kundër zjarrvënësve janë gati. Gjatë fjalës së tij Kryministri gjithashtu njoftoi edhe rritje të pagave të zjarrfikësve me të njëjtën formulë si për Forcat e Armatosura. Ndër të tjera Rama tha se zjarrfikëset do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendjeje, trajtimi dhe mbështetjeje.
“Te zjarret klima ka ndikimin e vet të madh, por ana tjetër e medaljes janë zjarrvënësit, të cilët do të kemi shtrëngim të ri në Kodin Penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik bashkë me masat e tjera që lidhen me aktivitetet e paligjshme në dëm të territorit e pronës publike dhe me ndërtimet e paligjshme. Së dyti, dua të nënvizoj që sic e kam thënë edhe më parë, por edhe e kam shpjeguar në përcaktimin e prioriteteve të ministrisë së Brendshme, zjarrfikëset do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendjeje, trajtimi dhe mbështetjeje.
Do të thotë që ndër të tjera, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA, që sot janë dëshmitare të një rritjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave me synimin që në Shqipsërinë 2030, ne të kemi një forcë të armatosur të Shqipërisë në mesataren e pagave të NATO-s.
Synim ambicioz për të realizueshëm, sot kemi FA më të mirëpaguara të rajonit. Në këtë formulë do të fusim edhe zjarrfikësit, që do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, shumë e rëndësishme dhe të domosdoshme. Çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide. Është një plan i tërë për modernizimin e mëtejshëm dhe rritjen e kapaciteteve të gjithë trupës tonë të zjarrfikësve.
Për këtë arsye, unë kam shumë besim që ky vit, deri në përballjen e ardhshme, do të jetë kyç për një performancë më të mirë në territor, ku jo vetëm shpirti i sakrificës, ndjenja e fuqishme e shërbimit që i kanë karakterizuar për hir të së vërtetës të gjithë djemtë, edhe ndonjë vajzë, në këtë përballje, por edhe aftësitë teknike, mbështetja me teknologji, mjete që të jenë në një nivel që rritet vit pas viti”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
4 Tetor 2025, 09:53
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu njoftoi se strukturat për emergjencat do të vendosen në nj&...
Politike
4 Tetor 2025, 09:45
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke prezantuar projekti e ri për mbrojtjen civile deklaroi se të gjithë ata që k...
Politike
4 Tetor 2025, 09:41
E. D
Pirro Vengu
TIRANË-Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantoi sot programin e ri të mbrojtjes civile që do të zbatohet në kuad&e...
Politike
4 Tetor 2025, 08:13
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhjeje të Kryesisë, ku pr...
Politike
3 Tetor 2025, 21:19
I.A
Ervin Dema
BERAT- Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet...
Politike
3 Tetor 2025, 20:58
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ritheksuar rolin e opozitës si forca kryesore e rezistencës ndaj ...
Politike
3 Tetor 2025, 20:33
I.A
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi me një admiral të NATO-s të premten në Prish...
Politike
3 Tetor 2025, 19:54
I.A
Edi Rama
TIRANË- Në një konferencë për shtyp të premten, ku prezantoi legjislacionin ekzistues mbi ndërtimet dhe menaxhi...
Politike
3 Tetor 2025, 19:38
I.A
Shtëpia e Bardhe
SHBA- Shtëpia e Bardhe ka reaguar pas talljes së kryeministrit Edi Rama për presidentin Donald Trump në pranin&eu...
Politike
3 Tetor 2025, 19:24
I.A
TIRANË- Në episodin më të fundit të emisionit ‘Elevate’, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana G...