Bota

“Mos rrini ulur në kolltukë”, Kurti pas takimit me kabinetin qeveritar: Punë e drejtësi për qytetarët e Kosovës

5 Shkurt 2020, 08:18 Nga DOSJA
“Mos rrini ulur në kolltukë”, Kurti pas takimit me

KOSOVË– Menjëherë pasi posti iu dha nga Behgjet Pacolli, Kurti dje mbajti edhe takimin e parë në kabinetin qeveritar, ku pa humbur kohë ai nisi me këshillat e njëkohësisht dhe kritika për ministrat e rinj, duke u kërkuar atyre që të punojnë siç duhet derisa të shpërblehet besimi i votuesve.

Ndërsa pas takimit me kabinetin qeveritar, Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar rreth takimit me ministrat, duke ritheksuar se së bashku me personat që punojnë në institucionet publike të  Kosovës do të arrijnë drejtësi për qytetarët.

Në fund ai përmend sërish që karriget i kanë, por më shumë do të qëndrojnë në këmbë për shkak të punëve.

“Sot mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët. Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin.”- ka shkruar Kurti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosove qeveria e kosoves albin kurti kosove qeveria e kosoves

Sondazh

Poll