Aktualitet

Dy të moshuar janë bllokuar nga bora në Tropojë, djali shkoi t’i ndihmonte por mbeti dhe vetë

Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse rreth orës 13:30 të ditës së sotme.

3 Tetor 2025, 15:32 Nga E.d
Dy të moshuar janë bllokuar nga bora në Tropojë, djali shkoi
Foto ilustruse

TROPOJË - Dy të moshuar dhe djali i tyre kanë mbetur të bllokuar në zonën e Bjeshkës së Javorrit, si pasojë e dendësisë së madhe të dëborës. Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse rreth orës 13:30 të ditës së sotme.

Ndërsa moshuarit kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkën e Javorrit, djali i tyre u nis t'i ndihmonte, por mbeti edhe vetë i bllokuar në automjetin me të cilin po udhëtonte. Të tre anëtarët e familjes u kanë kërkuar ndihmë autoriteteve lokale, ndërkohë që ende nuk ka një informacion nëse ata janë ndihmuar./Dosja.al

 

bjeshkën e javorrit dy të moshuar tropojË

Sondazh

Poll