Aktualitet

EMRI+PAMJET/ Do shiste kokainë në Bllokun e Sigurisë, arrestohet polici në Tiranë

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan 0.4 gram kokainë dhe një shumë parash prej 70 euro.

3 Tetor 2025, 15:08 Nga DOSJA
EMRI+PAMJET/ Do shiste kokainë në Bllokun e Sigurisë, arrestohet
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një punonjës policie, me detyrë trup shërbimi në Bllokun e Sigurisë në Tiranë, është vënë në pranga nga policia. Bëhet me dije se Mustafa Lleshi do të fuste lëndë narkotike në ambientet e paraburgimit. Ai është vënë në pranga nga agjentët e AMP-së, pasi këta të fundit kishin informacione se polici kishte lënë takim për të blerë kokainë, të cilën më pas do ta fuste brenda Bllokut të Sigurisë për ta shitur. Gjithashtu në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan 0.4 gram kokainë dhe një shumë parash prej 70 euro.

Njoftimi i AMP

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./Dosja.al

arrestime ne tirane mustafa lleshi

Sondazh

Poll