Bota

Shifra alarmante në Kinë/ 492 viktima dhe mbi 24 mijë të infektuar nga Koronavirusi

5 Shkurt 2020, 07:23 Nga DOSJA
Shifra alarmante në Kinë/ 492 viktima dhe mbi 24 mijë të

KINË– Koronavirusi në Kinë po merr me qindra jetë njerëzish, ndërsa të prekur brenda Kinës dhe jashtë saj janë konfirmuar mbi 24 mijë raste.

Sipas mediave të huaja, ditën e sotme numri i vitkimave nga Koronavirusi në Kinë ka arritur në 492, shumë afër 500, një numër relativisht i lartë. Ndërsa të infektuar janë mbi 24 mijë njerëz në 25 vende të botës.

Ky virus që po përhapet me ritme shumë të shpejta ka përfshirë nga paniku edhe vende të tjera nëpër botë, pasi sipas ekspertëve është një ndër viruset që përhapet lehtë dhe shpejt nga njeriu në njeri.

Koronavirusi në Kinë u ka marrë jetën 492 personave dhe ka prekur mbi 24 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës. Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet Koronavirusi, por nga ana tjetër edhe shumë vende të tjera kanë mbyllur kufinjtë me Kinën në mënyrë që të shmangin përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Vende si Italia, Gjermania, Greqia, Rusia, Britania e Madhe dhe Amerika kanë anuluar çdo flurturim drejt Kinës dhe anasjelltas në mënyrë që hapësirat për përçimin e Koronavirusit të jenë më të vogla.Ndërkohë, po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, por sipas shkencëtarëve kjo vaksinë mund të jetë gati pas 8 ose 12 muajsh. Koronavirusi në Whan u përhap nga një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e ushqimeve të gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 492 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 492 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll