Politike

"A jeni gati të bëni burg për Edi Ramën", Tedi Blushi përplaset me Ministrin e Mjedisit tek 'Ligjet': Po vidhni, ndërprisni pagesat për inceneratorët

Blushi deklaroi më tej se Tirana është mbytur nga mbeturinat, ndërsa raporti i progresit për integrimin në BE evidenton shqetësimet për mosplotësimin e standardeve europiane në menaxhimin e mbetjeve.

2 Tetor 2025, 13:40 Nga M.L
"A jeni gati të bëni burg për Edi Ramën", Tedi
Foto ilustruese

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar sot me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Gjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Blushi kërkoi ndalimin urgjent të pagesave për inceneratorët të cilët ai i quajti “fantazma”  më ku pas e quajti ministrin e Mjedisit 'avokat të kryeministrit'. Deputeti paralajmëroi Jaupajn se duke vijuar pagesat për inceneratorët ai rrezikon të përfundojë para drejtësisë.

Blushi deklaroi më tej se Tirana është mbytur nga mbeturinat, ndërsa raporti i progresit për integrimin në BE evidenton shqetësimet për mosplotësimin e standardeve europiane në menaxhimin e mbetjeve.

Tedi Blushi: Ndërprisni urgjentisht pagesat per inceneratorët fantazme. Po vidhni dhe po bëheni gati për burg. Ku e ke inceneratorin e Tiranes? Mos bej avokatin e pronarit faktit, Edi Rames. Sillni ligj per mbetjet per interesa te mafias se plehrave. Tirana eshte permbytur nga plehrat.

Flisni per integrimin ne BE por raporti i Progres-Raportit thote shprehimisht se “Ndërtimi i një incineratori të ri në Tiranë sjell shqetësime në rritje në lidhje me përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së për mbetjet, përfshirë hierarkinë e mbetjeve dhe objektivat e riciklimit. Për më tepër, politikat e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri nuk synojnë të arrijnë objektivat e riciklimit të BE-së për vitin 2030”

Jeni thirrur në Komision per te dhene llogari jo per te recituar mashtrimet e Edi Rames. Nuk mund t’i shmangeni llogaridhenies per te mashtruar Komisionin e Ligjeve. Duhet te nisnit fjalen me nje ndjese te thelle publike per vjedhjen e shqiptareve me aferen e inceneratoreve. Po vidhni shqiptaret dhe as jepni llogari. A jeni gati dhe ju te beni burg per Edi Ramen? Na tregoni ku ndodhet inceneratori fantazme i Tiranes. Pse nuk punon inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit?

Plehrat mbyten dhe helmuan me tym toksik qytetaret e Elbasanit dhe Vlores se mbetjet digjen në natyrë dhe ju vini ketu beni propagandë. Kush mban pergjegjesi per ndotjen e cilesise se ajrit ne Tirane disa here mbi normat e lejuara te OBSH. Qytetarët në Tiranë po humbin jeten nga ndotja e ajrit.

edi rama tedi blushi sofjan jaupaj

Sondazh

Poll