Politike

Presidenti dekretoi zgjedhjet në Tiranë/ Bylykbashi: Data është nul

Në Komisionin e Ligjeve, Byklykbashi theksoi se më shumë se një lajthitje e presidentit, ky dekret është një vendim i marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

2 Tetor 2025, 11:46 Nga I.A

Presidenti dekretoi zgjedhjet në Tiranë/ Bylykbashi: Data

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Byklykbashi ka deklaruar se Presidenti Begaj ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë. Në Komisionin e Ligjeve, Byklykbashi theksoi se më shumë se një lajthitje e presidentit, ky dekret është një vendim i marrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Në fund të fjalës së tij, Bylykbashi shtoi se dekreti ishte nul deri në një vendim nga GJK mbi ankimimin e Erion Veliaj për shkarkimin e tij nga detyra.

"Data e dekretuar është nul sa kohë ka një çështje në GJK për t’u shqyrtuar. Presidenti mund të bëjë pirueta sa të dojë por shkelja që ka bërë duke nxjerrë dekretin është në kundërshtim me Kushtetutën. Pa u shkelur GJK nuk mund të ketë një proces në përputhej me Kushtetutën. Shkelja e djeshme e Kushtetutës me dekretimin e datës së zgjedhjeve duke pretenduar se nuk është në kushtet e nenit 115 është më shumë se lajthitje, është veprim me vetëdije me urdhër të kryeministër. Mundet që Gjykata Kushtetuese mund të jetë në të njëjtat kushte sepse kështu e keni degraduar, por kjo mbetet për t’u parë. Le t’i japim shansin kësaj radhe edhe pse ku i dihet mund edhe të na habisë”, tha Bylykbashi.

oerd byklykbashi

Sondazh

Poll