Politike

Macron e 'gjuan' me shpullë/ Rama tallet me lapsusin e Trump: I dha fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. 

2 Tetor 2025, 12:13 Nga I.A
Macron e 'gjuan' me shpullë/ Rama tallet me lapsusin e
Macron, Rama dhe Aliyev

DANIMARKË- Një moment gazmor është filmuar ditën e sotme  para mbledhjes së Komitetit Politik Evropian, mes kryeministrit Edi Rama, Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit azer Ilham Aliyev. Teksa po qëndronin të tre, Rama i kërkoi Macron që tu kërkonte falje atij dhe Aliyev se përse nuk i ka përgëzuar për përfundimin e luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. 

Kjo në fakt është një lapsus i presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar Shqipërinë me Armeninë disa herë në dalje televizive. Ndërkohë që pas të qeshurave, Macron e gjuan me shaka Ramën në faqe me shpullë. 


Rama i drejtohet Macron: Duhet të kërkosh falje!

Macron: Pse?

Rama: Sepse nuk na përgëzuat kur arritëm marrëveshjen e paqes midis dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!

Macron: Më vjen keq pra!

Rama: Ai punoi shumë, punoi shumë. Kishim 500 vjet në konflikt!

emmanuel macron ilham aliyev edi rama

Sondazh

Poll