Politike

Komuniteti Politik Europian në Danimarkë, Rama: Kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të mira në Europë, morëm shumë mësime nga sulmet e Iranit

Para nisjes së samitit në Danimarkë, Rama tha se Shqipëria nuk po pret, por po vrapon shpejt për përmbushjen e detyrave.

2 Tetor 2025, 09:59 Nga M.L
Komuniteti Politik Europian në Danimarkë, Rama: Kemi një nga
Edi Rama

DANIMARKË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme vazhdimësinë e negociatave të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Para nisjes së samitit në Danimarkë, Rama tha se Shqipëria nuk po pret, por po vrapon shpejt për përmbushjen e detyrave.

Ndërkohë që ka folur dhe për sigurinë kibernetike të vendit, duke theksuar se kemi një nga mbrojtjet kibernetike më të mira në Europë. Kryeministri në fund shtoi se kemi marrë shumë mësime nga sulmet kibernetike të Iranit. 

PJESË NGA FJALA:

“Nuk po presim, po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Varet nga të mëdhenjtë në dhomë të mos presin më, por të na përqafojnë dhe të na marrin, sepse kjo do të jetë një Evropë e madhe dhe e vlerësuar.

Kjo është diçka e re dhe si çdo gjë e re që është që të përballet me çdo kritikë, gjë që është gjë e mirë. Por kemi provuar se po funksionon dhe shumë mirë. Ka nisur si një asistente virtuale për shërbime publike për qytetarët dhe ka pasur interaktivitet për 1 milion njerëz, për 1 milion shërbime.

Së dyti, ai punon për transferimin e legjislacionit të BE-së në legjislacionin tonë. Kemi qenë në shënjestër, sot kemi mbrojtjen kibernetike më të fortë në Evropë dhe jemi ende shënjestra e armikut të quajtur Iran. Po kundërsulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk ia dolën të cenojmë sigurinë tonë”, tha Rama.

Takimi i Komunitetit Politik Europian po mbahet këtë të enjte në Danimarkë. Në këtë samit janë bërë bashkë 47 liderë nga të gjitha vendet europiane. Në takim, pjesëmarrës është dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

edi rama danimarke samit

Sondazh

Poll