Politike

Reshjet e borës zbardhin qytetet në veri/ Balluku: Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale

Me anë të një postimi në Facebook, Balluku thekson se ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën.

2 Tetor 2025, 11:12 Nga I.A
Reshjet e borës zbardhin qytetet në veri/ Balluku: Qarkullimi vazhdon
Borepastrueset

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku pasi reshjet e dëborës kanë mbuluar disa nga qytetet në veri, ka deklaruar se qarkullimi vijon normalisht. Me anë të një postimi në Facebook, Balluku thekson se ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën.

Postimi i Plotë:

Bora e parë ka ardhur herët këtë vit. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Kjo borë e parë ardhtë e mbarë!

belinda balluku

Sondazh

Poll