Politike

I vëllai u arrestua me urdhër të SPAK/ Deputeti socialist: Gjithkush është përgjegjës për jetën e tij

Ndërkohë që ka shtuar se gjithkush është përgjegjës për jetën dhe veprimet e veta. 

2 Tetor 2025, 09:57 Nga I.A
I vëllai u arrestua me urdhër të SPAK/ Deputeti
Loer Kume

TIRANË- Deputeti socialist Loer Kume ka folur ditën e sotme për arrestimin e vëllait të tij nga SPAK. Teksa ndodhej i ftuar në Ora News, Kume u shpreh se i vëllai është vënë në pranga mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë që ka shtuar se gjithkush është përgjegjës për jetën dhe veprimet e veta. 

"U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë. Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, tha Kume.

loer kume

Sondazh

Poll