“Të është prishur mikrofoni”/ Klodiana Lala ‘përplaset’ me avokatin e Begos: “Anti-KÇK-ja”, ligj skandaloz, Lul
4 Shkurt 2020, 21:18Nga DOSJA
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ka quajtur paketën “Anti-KÇK” si një ligj skandaloz, që sipas saj, zbeh në mënyrë drastike rolin e prokurorëve, dhe sidomos atyre të SPAK.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Real Story”, në Neës24, gazetarja Lala debatoi me avokatin e biznesmenit Edmond Bego, teksa u ndal te rasti i Lulzim Berishës.
Klodiana Lala: Është ligj skandaloz, që zbeh në mënyrë drastike rolin e prokurorëve, sidomos atyre të SPAK. Gjithashtu krijon problematika në mënyrën si qaset Policia e Shtetit. Është emergjente nevoja për goditjen e krimit. Kjo strukturë, në thelb, i merr kompetencat SPAK. Edhe vetë Policia e Shtetit nuk e ka të qartë se çfarë po bën. Më bëri përshtypje ajo policja me syze të zeza, që fliste për Gjykatën Speciale, e cila nuk ekziston. Kjo është një strukturë totalisht në varësi të ekzekutivit dhe që në nisje nis mbrapsht. Lulzim Berisha është cilësuar fajtor me vendim të formës së prerë dhe sot me të drejtë mund t’i themi që është kreu i një bande kriminale.
Avokati Leka: Ka dalë nga burgu ai tani, nuk është më kryetar bande. Ka mbaruar dënimin.
Klodiana Lala: Unë nuk pashë në asnjë rresht të policisë që Lulzim Berishës t’i jetë bllokuar pasuria. Ku po shkon me këtë? Po intimidon gjyqtarë e prokurorë. Me këtë mekanizëm, qeveria kërkon t’i kontrollojë, t’i vërë nën presion. Ndërkohë që prokurori i SPAK do duhet të hetonte krimin e organizuar, pasuritë e tyre, do duhet të merret me një akt normativ.
Leka: Ti duhet të na lësh radhë të flasim.
Klodiana Lala: Patjetër, por të ishte prishur mikrofoni.
TROPOJE- Në 17 Shtator të vitit 1997, plagoset brenda sallës së parlamentit deputeti i sapozgjedhur i Tropojës Azem Hajdari. Ai qëllohet me armë nga kolegu soci...
Forcat speciale do të zhvillonin një sërë aksionesh për kapjen e vëllezërve Hamdi dhe Shkëlqim Haklaj por pa rezultat. Në 5 Tetor të vitit 1995, kulla e Haklajv...
Fatmir Haklaj në krye të komisariatit e kishte çuar thuajse në zero kriminalitetin në zonë. Grabitësit nuk guxonin të përballeshin me ndëshkimin e tij. K...
TIRANË– Avokati i biznesmenit Edmond Bego, Ardian Leka, paralajmëroi padi civile dhe penale për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, që kanë bërë...
Top Story në intervistën ekskluzive me Zylfie Haklaj, i kushtoji vëmendje vrasjes së vëllezërve Demaj, më 7 gushtit 1993. Pas ngjarjes së Shkëlzenit, Hamdiu dhe...
Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropo...
Aktualitet 4 Shkurt 2020, 20:29
KORÇË- Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korç...
Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 vi...
Është data 7 Janar, jemi në vitin 1998 në Kërrnajë të Tropojës. Jemi në kullën e familjes së madhe të Muharrem Haklajt, ku janë hapur dyert e mortit.Djali ...
ITALI– Sonte fillon Festivali i 70-të i Sanremos, koncerti më i rëndësishëm muzikor në Itali. Festivali do të zgjasë për tërë javën, dhe fituesi do të zgj...