Aktualitet

Nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO lë në burg inspektorin e IMT-së Klajdi Zhilla

Bëhet me dije se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat.

30 Shtator 2025, 11:36 Nga I.A
Nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim detyre, Apeli i
GJKKO

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhilla. Vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë, Zhilla e ka apeluar në Apel, i cili konfirmoi të njëjtën masë sigurie. 

Bëhet me dije se brenda seancës gjyqësore Klajdi Zhilla dhe avokati i tij Andi Skënderi kanë mohuar akuzat. Zhilla thotë se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që janë bërë për subjektin në fjalë dhe thekson se atë ditë ai ka qenë me shërbim në një tjetër subjekt i cili ishte planifikuar për prishje. Madje thotë se të nesërmen ai ka shkuar në një lokal me porosi të kolegut të tij Geraldo Fuçia për të marrë një porosi. Sipas avokatit edhe transkriptet dhe fabula e organit të akuzës është ndërtuar gabim.

Klajdi Zhilla akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim. Zhilla dyshohet se i ka kërkuar rryshfet 1 mijë euro një biznesmeni në zonën e Kombinatit, me qëllim moskryerjen e veprimeve ligjore për tendën e lokalit që kishte zbatuar hapësirën publike. Zhilla u vetëdorëzua disa ditë pas operacionit të policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori Gerald Fuçia.

gjkko klajdi zhilla

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2025, 10:15 Elsa Demo

Një engjëll për Lubonjën

Fatos Lubonja “Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politi...