Aktualitet

U lirua nga arresti me burg për arsye shëndetësore, Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK

Nën kushte të rrepta sigurie, Fetahu është filmuar teksa ka hyrë në ambientet e SPAK e shoqëruar nga policia. 

30 Shtator 2025, 10:02 Nga I.A
 
U lirua nga arresti me burg për arsye shëndetësore, Pajtime
Pajtime Fetahu

TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Nën kushte të rrepta sigurie, Fetahu është filmuar teksa ka hyrë në ambientet e SPAK e shoqëruar nga policia. 

Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Fethaun disa ditë më parë. Ajo akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc.

pajtime fetahu

Sondazh

Poll