Aktualitet

Tritoli në banesën e Klea Gjatës/ Çfarë thotë policia: U hodh rreth orës 01:00, vetëm dëme materiale ka

Mësohet se tritoli është hedhur në murin e banesës nga jashtë rreth orës 01:00. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. 

30 Shtator 2025, 09:04 Nga I.A
Tritoli në banesën e Klea Gjatës/ Çfarë thotë
Tritoli

LUSHNJE- Policia ka nxjerr njoftim zyrtar në lidhje me tritolin që i është vendosur banesës së Klea Gjatës në Lushnje. Mësohet se tritoli është hedhur në murin e banesës nga jashtë rreth orës 01:00. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

klea gjata laert haxhiu

Sondazh

Poll