Aktualitet

Makina e tij u hodh në erë si pasojë e tritolit, reagon Loci: Nuk jam unë objekti i sulmit, tritoli është vendosur në parkingun e restoranit ku po darkoja dhe...

Makina e Locit tip Range Rover, u dëmtua ditën e djeshme si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse.

30 Shtator 2025, 10:16 Nga E.d
Makina e tij u hodh në erë si pasojë e tritolit, reagon Loci: Nuk
Makina e Ilir Locit

TIRANË – Ilir Loci, kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, ka reaguar për mediat duke thënë se ai nuk ka qenë objekti i sumit të djeshëm. Makina e Locit tip Range Rover, u dëmtua ditën e djeshme si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse.

Kryetari i njësisë administrative të Fushë-Krujës, po darkontë pranë një restoranti, kur makina e tij u hodh në erë, pasi pranë saj ishtë vendosur tritol. Loci tha për mediat se tritoli ishte hedhur në parkimin e restorantit ku ai po darkonte dhe se, përveç automjetit të tij është dëmtuar edhe një mjet tjetër.

“Në respekt të interesimit tuaj dua të ju informoj se lënda plasëse është hedhur ne parkingun e restorantit ku un po darkoja dhe është dëmtuar makina ime dhe një makine tjetër. Kjo është e dokumentuar me kamera, me foto nga policia në vendngjarje.”, thuhet në reagimin e Locit.

Shpërthimi nuk ka lënë pasoja në njerëz, por dëmet material janë të konsiderueshme. Policia po vazhdon hetimet mbi ngjarjen, për të zbuluar më shumë rreth saj.

 

 

ilir loci range rover tritol

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Shtator 2025, 10:15 Elsa Demo

Një engjëll për Lubonjën

Fatos Lubonja “Fatosi është instruktori im i minierës”, thotë me gjysmë buzëqeshje Eqeremi, ish-i burgosur politi...