A e ndjeni mungesën e Ilir Metës? Kryemadhi: Patjetër, ai është heroi im
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është pyetur nëse ia ndjen mungesën Ilir Metës. E ftuar në emisionin 'Ç...
Kryemadhi tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.
TIRANË- Monika Kryemadhi deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Kryemadhi tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.
‘Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek hetimi pasuror i Ilir Metës dhe tek shtëpia e tij, pa një akuzë. Atëherë Erion Veliaj nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, që sot nuk ka më para ti paguajë, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus,’ tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës nuk po merr përsipër të shqyrtojë provat, duke pretenduar se ‘nuk di shqip dhe nuk e lexon televizionin’, dhe se ndaj tij bëhet presion përmes vëllait që është për procesin e vetingut.
‘E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rus. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin. Dhe atij i bëjnë presion me vëllain që e ka për veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.
Në përfundim, ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.
‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi.
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është pyetur nëse ia ndjen mungesën Ilir Metës. E ftuar në emisionin 'Ç...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se Altin Dumani u vendos në krye të SPAK, vetëm sepse u premtoi nd...
monika kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se gjygji ndaj Ilir Metës dhe saj do të jetë i hapur për publikun...
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka shantazhuar dëshmitarët në proc...
Ina Zhupa TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa, në ditën kombëtare të trashëgimisë kultur...
pamje nga postimi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Me anë t...
Edi Rama, Erion Veliaj TIRANË- Siç e kishte paralajmëruar nga qelia ku po pret gjykimin për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t&eu...
Sara Mila TIRANË- Deputetja socialiste Sara Mila dhe deputeti demokrat Besart Xhaferi shkëmbyen replikat e para mes tyre në seancë...
Belinda Balluku TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend i është përgjigjur opo...
Strazimiri dhe Gogu TIRANË – Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar Toni Gogun duke e quajtur një njëri të Zoti...