Politike

"Prokuroria ka gënjyer gjykatat"/ Kryemadhi: Gjyqi i Ilir Metës do të jetë i hapur për publikun

Po ashtu, Kryemadhi përmendi dëshminë e Kastriot Ismailit, i cili sipas saj, ka pohuar se dëshmia e bashkëshortes së saj nuk është e vërtetë dhe se ka ardhur nga një moment emocional.

29 Shtator 2025, 21:24 Nga E. D
"Prokuroria ka gënjyer gjykatat"/ Kryemadhi: Gjyqi i Ilir
monika kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se gjygji ndaj Ilir Metës dhe saj do të jetë i hapur për publikun. Në një intervistë për "Çim Peka LIVE", Kryemadhi theksoi gjithashtu se nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave dhe prokuroria ka gënjyer gjykatat. 

Po ashtu, Kryemadhi përmendi dëshminë e Kastriot Ismailit, i cili sipas saj, ka pohuar se dëshmia e bashkëshortes së saj nuk është e vërtetë dhe se ka ardhur nga një moment emocional.

"Nga prokurorët ka pasur tjetërsime të deklaratave. Prokuroria ka gënjyer gjykatat. Gjyqi i Ilir Metës, Monika Kryemadhit do të jetë i hapur për publikun. Kam dhe dëshminë e Kastriot Ismailit i cili thotë se, dëshmia e bashkëshortes time nuk janë të vërteta se kanë ardhur nga një moment emocional. Dëshmia e bashkëshortes së Kastriot Ismailit është regjistruar nga një gazetar, nuk është dëshmi e dhënë para SPAK-ut," tha Kryemadhi,

monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 14:58 I.A

Opozita braktis sërish seancën plenare

Kuvendi TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në...