Politike

Raporti i Departamenti i Shtetit, Balluku përmend investimet e huaja: Në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 mln

Zv.kryeministrja gjithashtu iu drejtua Balliut lidhur me akuzat për udhëtimin në Aruba. Balluku theksoi se të gjithë kolegët e saj që ndodheshin në seancën plenare nuk u ka rënë rruga për në Aruba.

29 Shtator 2025, 15:06 Nga DOSJA
Raporti i Departamenti i Shtetit, Balluku përmend investimet e huaja:
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend i është përgjigjur opozitës lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë. Balluku tha se PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it. Zv.kryeministrja gjithashtu iu drejtua Balliut lidhur me akuzat për udhëtimin në Aruba. Balluku theksoi se të gjithë kolegët e saj që ndodheshin në seancën plenare nuk u ka rënë rruga për në Aruba.

Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni, duhet t’a vendosni një standard. Nëse i referoheni DASH, duhet ti referoheni gjithmonë, jo vetëm kur keni interes dhe duke shtrembëruar raportet e tyre, ndërkohë ju jeni një parti me një person non grata të shpallur nga DASH. Të vendosim një standard për DASH. Është apo nuk është një Bibël te e cila bazoheni dhe gjithçka që thuhet pa u shtrembëruar, se ju i lejoni vetes interpretime të DASH?

Megjithatë nëse i referoheni edhe duke e shtrembëruar, duhet ti referoheni edhe te masa që ka marrë ndaj liderit tuaj shpirtëror. Po ndaloj te investimet e huaja, që në 6 mujorin e dytë të vitit janë rritur me 8 milionë duke shkuar në 759 milionë euro investime për 2025. Të mos e krahasojmë pastaj me 2013. Edhe krahasuar me veten tonë, jemi plus 8 milionë. Për të mos folur pastaj për gjithë brandet e huaja që vijnë në Shqipëri. Ju investoheni për t’i prishur imazhin vendit çdo gjashtë muaj. Bukurosh (i drejtohet Balliut) kur të të drejtohem ty, mund të përgjigjesh. I dashur koleg, kur del e bën akuza, vëri emër akuzave. Të gjithë kolegëve të mi këtu nuk i ka rënë rruga për në Aruba. Nëse ke informacione, bën mire të mos hedhësh tym, por vëri emra kush ka shkuar në Aruba, se ne këtu nuk kemi shkuar”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 14:58 I.A

Opozita braktis sërish seancën plenare

Kuvendi TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në...