Politike

Strazimiri ironizon mazhorancën: Flisni për Zotin, por rrini përkrah atyre që shkatërruan kishat e xhamitë

Strazimiri tha se të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi Ramën dhe me partinë që kanë shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në moment dyshimi.

29 Shtator 2025, 14:58 Nga E.d
Strazimiri ironizon mazhorancën: Flisni për Zotin, por rrini
Strazimiri dhe Gogu

TIRANË – Deputeti i PD-së Gent Strazimiri ka ironizuar Toni Gogun duke e quajtur një njëri të  Zotit, që rri krah atyre që shkatërruan kishat e xhamitë. Strazimiri tha se të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi Ramën dhe me partinë që kanë shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në moment dyshimi.



“Kërkesë shumë proceduriale që e kam me ju personalisht zoti Peleshi. Ndaleni këtë abuzim me deputetet e reja që u çoni të njëjtin tekst. Ndaleni që të flasin këtu. Ato nuk e mbulojnë dot zullumin që bëni ju. Te ajo Akademia politike t’i kishit sqaruar se çfarë është Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Kuvendi i dikurshëm, ku ishte Namik Dokle psh, janë shembuj që t’ju frymëzojnë, dhe jo sms që ju vijnë. Të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi, me Ramën, me partinë që ka shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në atë momentin e dyshimit. Oh Zot a je kund mo që e lë të rrijë në këtë sallë?!”, tha Strazimiri.

gent strazimiri pd edi rama

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 14:58 I.A

Opozita braktis sërish seancën plenare

Kuvendi TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në...