Politike

"Nuk është mall tregtar"/ Zhupa depoziton në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore: Pjesa e identitet kombëtar nuk mund të privatizohet

Demokratja thekson se ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cenuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore.

29 Shtator 2025, 17:59 Nga E. D
"Nuk është mall tregtar"/ Zhupa depoziton në Kuvend
Ina Zhupa

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Kulturës Ina Zhupa, në ditën kombëtare të trashëgimisë kulturore, ka dorëzuar në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit 27/2018, për moslejimin e dhënies me koncesion të pasurisë kulturore. Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shkruan se ka propozuar ndryshimin e neneve 171-173 duke thënë se janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. 

Demokratja thekson se ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cenuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore. Më tej Zhupa theksoi se trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar dhe pjesa e identitet kombëtar nuk mund të privatizohet.

Postimi i Ina Zhupës:

Sot, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, kam depozituar në Kuvend projektligjin që ndalon koncesionet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Ky projektligj synon ndryshimin e ligjit nr. 27/2018, i cili është hartuar në mospërputhje me Konventën e UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore Kulturore dhe Natyrore (Paris, 1972). Edhe relacioni shoqërues i vetë Këshillit të Ministrave, në kohën kur ligji u miratua, e pranon këtë devijim.

Me këto ndryshime, ku nenet 171–173 janë riformuluar për të mbyllur çdo hapësirë që lejon dhënien në administrim të trashëgimisë kulturore te privatët, përmes formulave si PPP-të apo koncesionet. Ato do të parashikojnë vetëm mundësinë e dhurimeve apo donacioneve, pa cënuar pronësinë dhe administrimin me dominancë shtetërore.

Trashëgimia jonë kulturore nuk është mall tregtar. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë dhe shpirtit të këtij vendi, dhe si e tillë, nuk mund të privatizohet në emër të koncesionarëve për interesa ekonomike.
Si Kryetare e Komisionit të Kulturës, mbetem e vendosur të bëj gjithçka që kjo trashëgimi të mbrohet, të lartësohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm ashtu siç e meriton: e paprekur, dinjitoze dhe frymëzuese.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 14:58 I.A

Opozita braktis sërish seancën plenare

Kuvendi TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në...