Politike

Kryemadhi: Dumani u premtoi ndërkombëtarëve se do luftonte bandat e Durrësit, por nuk bëri asgjë

Sipas saj, edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare deklarojnë se porti i Durrësit është problemi kryesor që ka sot Shqipëria për trafikun e drogës.

29 Shtator 2025, 21:51 Nga E. D
Kryemadhi: Dumani u premtoi ndërkombëtarëve se do luftonte bandat
Monika Kryemadhi

TIRANË- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se Altin Dumani u vendos në krye të SPAK, vetëm sepse u premtoi ndërkombëtarëve që do luftonte bandat e Durrësit. E ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Kryemadhi tha se edhe fjalën e vetë që u dha ndërkombëtarëve, Dumani nuk e mbajti. Sipas saj, edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare deklarojnë se porti i Durrësit është problemi kryesor që ka sot Shqipëria për trafikun e drogës.

"Dumani kishte marrë përsipër një gjë që i kishin kërkuar ndërkombëtarët, sidomos europianët. Çështja e portit të Durrësit dhe bandave të Durrësit. Pra trafiku i drogës dhe ndërprerja e komunikimit, sepse Shqipëria ishte bërë porti kryesor i furnizimit me kokainë dhe me heroinë që vinte për tu shpërndarë nëpër BE. Dumani këtë gjë e garantoi, dhe për hir të vërtetës ne e dimë se nuk ka ndodhur gjë. Sot raportet e vetë institucioneve deklarojnë se porti i Durrësit është problemi kryesor që ka sot Shqipëria për trafikun e drogës dhe funksionit të kësaj strukture në sistem shtetëror, jo thjeshtë një bandë lokale," përfundoi Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 14:58 I.A

Opozita braktis sërish seancën plenare

Kuvendi TIRANË- Opozita ka braktisur seancën plenare ditën e sotme. Pasi kanë përfunduar fjalët e tyre në Kuvend, në...