Politike

Sara Mila flet në Kuvend: Kjo seancë mua më duket normale, kështu ka ndodhur që kur kam qenë e vogël

Mila akuzoi opozitën se nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç se ofendojnë dhe akuzojnë të tjerët.

29 Shtator 2025, 14:32 Nga E.d
Sara Mila flet në Kuvend: Kjo seancë mua më duket normale,
Sara Mila

TIRANË – Deputetja e PS-së Sara Mila, tha sot gjatë seancës parlamentare se kjo seancë i duket normale, pasi sipas saj kështu ka ndodhur dhe kur ajo ka qenë më e vogel. Mila akuzoi opozitën se nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç se ofendojnë dhe akuzojnë të tjerët.

Sipas saj ata kanë bërë të njejtën gjë edhe gjatë debatit për projektet dhe për të gjithë programin që ata do të kishin. Mila tha se ishte përgaditur për këtë debat politik, por opozita ua shkatërroj këtë mundësi si gjithë herët e tjera. Në fund Mila dha dhe një propozim, që të shënoheshin të gjithë akuzat, sharjet dhe ofendimet e opozitës në proces verbal.

“Për çfarë normaliteti keni folur se mua krejt normale më duket kjo gjë. Unë që kur kam qenë e vogël dhe kam ndjekur parlamentin nga shtëpia, këtë normalitet kam parë, këta shkatërrojnë dhe këta punojnë. Të jesh në normalitetin e përhershëm të një parlamentit nuk është asgjë normale. Këta flasin linxhojnë publikisht dhe akuzojnë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në debatin më të rëndësishëm që ishte ajo për debatin për projektet, për të gjithë programit që ne do të kishim.

Ishim përgatitur edhe ne deputetët e rinj, ishim përgatitur për debatin politik. Ndërkohë këta na e shkatërruar këtë mundësi, siç kanë shkatërruar gjithçka deri më sot. Dhe vijnë këtu që ‘ne nuk kemi mundësi të flasim’, ata kanë folur. Hapeni procesverbalin keni 15 te folura pa mikrofon. Sigurisht të patranskriptuara në procesverbal. Sepse kanë qenë ofendime, sharje, akuza dhe gjuha e përhershme e këtyre. Do e kisha dhe një propozim shënojeni dhe atë në proces verbal e le të ngelet ai proces verbal në turpin e Kuvendit. Se si ata nisën të denigronin një grup njerëzish pa njohur pa i ditur, apo bërë më parë asnjë debat me ta. Dhe ndoshta kështu do ta shihni dhe shqiptarët dhe çfarë ndodhi në realitet me këtë seancë”, tha Sara Mila.

sara mila pd kuvend

Sondazh

Poll