Politike

Deputeti Muçi: Të kthehet për diskutim programi qeverisjes

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi ka theksuar se është në turpin e deputetëve të maxhorancës që ta nisin punën pa diskutuar programin qeverisës. 

29 Shtator 2025, 14:30 Nga I.A
Deputeti Muçi: Të kthehet për diskutim programi qeverisjes
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka kërkuar që të rikthehet seanca për programin qeverisës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi ka theksuar se është në turpin e deputetëve të maxhorancës që ta nisin punën pa diskutuar programin qeverisës. 

"Këtu flitet për normalitet, ju si kryetar më keni kërkuar mua t votoj  një projekt program që jam njohur 20 minuta para. Kjo është tejet anormale. Ju po flisni për 19 projektligje dhe nuk jam i informuar. Normaliteti më i madh është që keni kalua programin qeverisës pa debat, pa diskutim. Dua të shpreh mbështetjen e Lëvizjes Bashkë me mocionin e kolegëve të opozitës sa i përket rikthimit në seancë plenare të programit qeverisës. I bej thirrje mazhorancës që është në nderin e tyre ta mbështesin dhe në turpin e tyre që ta nisni punën pa diskutuar programin qeverisës”, tha Redi Muçi.

redi muçi seance plenare 29 shtator 2025

Sondazh

Poll