Politike

Balla: Të respektohet rregullorja e Kuvendit

Balla tha se për herë të parë në këto vite, kanë ndodhur precedentë që nuk ka qenë asnjëherë më parë.

29 Shtator 2025, 13:43 Nga E.d
Balla: Të respektohet rregullorja e Kuvendit
Taulant Balla

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar sot gjatë seancës plenare të respektohet rregullorja e Kuvendit. Balla tha se për herë të parë në këto vite, kanë ndodhur precedentë që nuk ka qenë asnjëherë më parë. Balla shtoi, se fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës një për një.

"Në seancën e kaluar kam kërkuar, kam marrë fjalën ku në bazuar që në procesverbal kam kërkuar respektimin e rregullores. Kam cituar se seanca plenare fillon me votimin e procesverbalit të seancës së kaluar. Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që nuk kanë thënë asnjë fjalë për fjalën e tyre në seancën e shkuar. Dhe për herë të parë në kaq vite, ka precedentë që nuk ka ndodhur asnjëherë, nuk ka pasur diskutime në pikë të rendit të ditës.

Fjala për procedurë merret pas miratimit të procesverbalit dhe pas prezantimit të rendit të ditës një për një. Ne kemi pasur një diskutim frutdhënës në Konferencën e Kryetarëve, dhe dëgjova këtu një deputete që iu referua kësaj çështje, por nuk iu durua dot të kalonim tek kjo çështje dhe e mori fjalën për procesverbal. Tani pak durim, se për atë pikë janë të autorizuar krerët e grupeve parlamentare”, tha Balla.

taulant balla ps kuvend

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 13:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në këtë seanca pritet që të miratohet procesverbali i se...