Politike

Gjekmarkaj: Vjen me gëzim për të votuar, por nuk trishtohen që kanë një muaj që nuk po flasin

Duke folur në Kuvend, Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës se ka kohë ta rregulloj gabimin, duke rikthyer seancën për programin e qeverisë.

29 Shtator 2025, 14:03 Nga E.d
Gjekmarkaj: Vjen me gëzim për të votuar, por nuk trishtohen
Agron Gjekmarkaj

TIRANË – Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, tha se deputetët e maxhorancës vijnë me gëzim për të votuar, por nuk trishtohen se kanë një muaj që nuk po flasin në kuvend. Duke folur në Kuvend, Gjekmarkaj i bëri thirrje maxhorancës se ka kohë ta rregulloj gabimin, duke rikthyer seancën për programin e qeverisë.

"Kolegë të maxhorancës vinë me kaq gëzim për të votuar dhe nuk trishtohen që nuk flasin prej 1 muaj në Kuvend. Kjo është sallë e politikës, e debatit, por e keni kthyer në sallë të procesverbaleve. Duhet të ishte programi i qeverisë, fjala e saj, që mungoi. Keni kohë që ta rregulloni gabimin, që në fakt është faj. Për sa kohë do të bëni edukatorin e opozitës, ju zoti kryetar ju duhet një fjalor. Ju mund të thoni që Gjekmarkaj është i thinjur, po është i thinjur. Nëse është gjatosh, atëherë është i gjatë dhe s’ka asgjë për t’u ofenduar," tha Gjekmarkaj. 

agron gjekmarkaj pd kuvend

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2025, 13:06 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. Në këtë seanca pritet që të miratohet procesverbali i se...