Sport

Pogba merr vendimin për të ardhmen dhe ua komunikon shokëve të skuadrës

4 Shkurt 2020, 21:44 Nga DOSJA
Pogba merr vendimin për të ardhmen dhe ua komunikon shokëve

Paul Pogba e ka marrë vendimin. Ai do të largohet nga Manchester United, megjithëse ka qenë gjithmonë klubi i tij i ëndrrave. Sipas Manchester Evening News, francezi ua ka komunikuar shokëve të ekipit se po planifikon largimin.

Pogba ka kontratë deri në qershorin e vitit 2021 me “Djajtë e kuq” dhe një opsion rinovimi të saj me një sezon tjetër. Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet e interesuara për kampionin e botës, i cili kushton së paku 100 mln euro.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, thuhet se ka simpati për bashkëpatriotin e tij. Ai e ka kërkuar edhe më parë në Madrid, por ka qenë e vështirë që ky transferim të kryhej. Tani duket se gjërat kanë ndryshuar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato pogba real madrid merkato pogba real madrid

Sondazh

Poll