Politike

Berisha: Në raportin e DASH flitet për një narkoekonomi ku nuk ka asnjë investim të huaj!

Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se nuk ka investotorë të huaj, sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre.

29 Shtator 2025, 12:53 Nga E.d
Berisha: Në raportin e DASH flitet për një narkoekonomi ku nuk ka
Sali Berisha

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë se në raportin e DASH flitet për një narkoekonomi, ku nuk ka asnjë investim të huaj. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se nuk ka investotorë të huaj, sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre.

Berisha shtoi gjatë konferencës edhe faktin se shumë nga kompanitë më të mëdha botërore janë larguar nga Shqipëria. Në fund, Berisha tha se PD-ja do të vazhdojë misionin e saj të transparencës së plotë, pavarësisht avoketërve të narkoshtetit dhe pavarësisht çfarë pozicioni kanë ata.

"Shqipëria është shndërruar nga Edi Rama në parajsën e larjes së parave të klaneve dhe karteleve më të rrezikshme në Europë. Departamenti i Shtetit në raportin e fundit flet hapur për një patern ekonomik që po zhvillohet dhe që në të vërtetë është paterni ekonomik i narkoshtetit dhe narkoekonomisë. Në Shqipëri nuk ka investime të huaja. Ka 10 vite që nuk numërohen as më gishta investitorët seriozë perëndimore sepse ata janë zëvendësuar nga narkotrafikantët dhe paratë e tyre. Sepse janë terroristët e karteleve të drogës ata që dominojnë tërësisht tregun shqiptar, ata që kanë shkatërruar tërësisht konkurrencën, ata të cilët janë më të preferuarit apo që i diktojnë Edi Ramës.

Ndaj me të drejtë në raport flitet për një korrupsion të madh qeveritar, korrupsion të madh në gjyqësor. Flitet për paratë e drogës, për mungesën e investimeve të huaja, që të gjitha këto tipike për një narkoshtet. Rikujtoj këtu se kompani të mëdha botërore, gjatë këtyre viteve u larguan nga Shqipëria. Rikujtoj këtu se të gjitha akset e mëdha rrugore, nga Hani i Hotit në Gjirokastër, u ndërtuan nga kompani ndërkombëtare me reputacion të madh.

Rikujtoj këtu se zbarkuan në Shqipëri gjigantë si Shelli, pavarësisht rezultatit, por shpenzoi mbi 1 miliard euro në shpatet e Shpiragut dhe zona të tjera në kërkim të naftës. Kompani të tjera në real estate kishin projekte mbi 1 miliard e gjysëm dhe ato u larguan të gjitha nga Shqipëria që të gjitha sepse u zëvendësuan nga kartelet e drogës. PD do vazhdojë misionin e saj të transparencës së plotë, pavarësisht avoketërve të narkoshtetit, pavarësisht çfarë pozicioni kanë dhe ku ndodhen, me bindjen e plotë se narkoshteti shqiptar është rrezik madhor për qytetarët shqiptarë, për qytetarët e rajonit, për BE-në, partnerët tanë përtej Atlantikut," tha Berisha.

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll