Aktualitet

Vrasja e Klevis Lleshit në Burrel në 2020/ GJKKO lë në burg Sabah Nuzin, arrest shtëpie për Samet Lokën

Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore dhe nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi.

27 Shtator 2025, 11:50 Nga E. D
Vrasja e Klevis Lleshit në Burrel në 2020/ GJKKO lë në burg
Klevis Lleshi dhe Aurel Hoxha

TIRANË- GJKKO ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Burrel. Bëhet me dije se pas seancës së zhvilluar ditën e sotme në orën 10:00, Sabah Nuzi është lënë në arrest me burg, ndërsa Samet Loka është lënë në masën e arrestit në shtëpi.

Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore dhe nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi akuzohet si vrasës me pagesë, pasi dyshohet se ka marrë nga porositësi, Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri 50 mijë euro për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale; Vrasje për gjakmarrje, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, Fshehja ose asgjesimi i kufomës, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ndërsa Samet Loka akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Aurel Hoxha, me aktivitet në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të pastrimit të parave. Ndaj tij rëndojnë akuzat për konsumim të vepra penale; Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, Grupi i strukturuar kriminal, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ky grup i strukturuar kriminal pastronte paratë që vinin nga trafiku i drogës nga vendet e Amerikës së Jugut në BE dhe Shqipëri. Sipas SPAK të ardhurat monetare të krijuara nga ky grup kriminal kanë shërbyer për investime në aktivitete tregtare, pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme, këmbimin apo transferimin e pasurive, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave.

 

 

 

 

 

 

sabah nuzi samet lokën

Sondazh

Poll