Aktualitet

EMRI/ Falsifikonte viza shqiptare dhe i shiste, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

I riu është identifikuar si Anderson Tra, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë hetim. 

27 Shtator 2025, 10:51 Nga E. D
EMRI/ Falsifikonte viza shqiptare dhe i shiste, arrestohet 22-vjeçari nga
foto ilustruese

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi falsifikonte viza shqiptare dhe ua shiste emigrantëve të vendeve të Treta, kundrejt 1000 eurove për dokument. I riu është identifikuar si Anderson Tra, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë hetim. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë; 

Tiranë/Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi operacionin policor të koduar “Itinerari”. Falsifikonte viza hyrëse në Shqipëri dhe ua shiste emigrantëve të Vendeve të Treta, kundrejt 1000 eurove për dokument, vihet në pranga 22-vjeçari nga Begu i Fildishtë. Në hetim 2 bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht shtetas shqiptar dhe shtetas nga Bregu i Fildishtë. Dokumentohen 7 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i ndjekjes disajavore të një informacioni të siguruara në rrugë operative, për disa raste të sigurimit dhe shitjes së dokumenteve false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Tiranë finalizoi operacionin e koduar “Itinerari”.

Gjatë periudhës hetimore u dokumentuan 7 raste të veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin viza për të hyrë në Shqipëri dhe ua shitnin ato, emigrantëve nga Vendet e Treta, me 1000 euro për dokument.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u ndalua organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe u proceduan penalisht shtetasi Y. Z., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe shtetasi shqiptar A. R., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve, në këtë fushë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll