Aktualitet

Trafik droge nga Kanadaja në Tiranë përmes postës/ Vihet në pranga 22-vjeçari në Vorë, identifikohet porositësi i pakos (EMRI+ VIDEO)

 Orgest Kurtaj banues në Shkodër, u arrestua gjatë marrjes së pakos me 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je.

27 Shtator 2025, 09:53 Nga E. D
Trafik droge nga Kanadaja në Tiranë përmes postës/ Vihet
pamje nga arrestimi

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë teksa shkoi të merrte në degën postare në Vorë një pako me drogë të trafikuar nga Kanadaja. Orgest Kurtaj banues në Shkodër, u arrestua gjatë marrjes së pakos me 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je.

Gjithashtu policia ka identifikuar edhe porositësitësin e pakos, shtetasi me iniciale Z. M., dhe blutë po punojnë për kapjen e tij. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja. Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.

Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

orgest kurtaj

Sondazh

Poll