Aktualitet

E rëndë në Durrës, mbytet në det 70-vjeçari

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

27 Shtator 2025, 10:21 Nga E. D
E rëndë në Durrës, mbytet në det 70-vjeçari
foto ilustruese

DURRËS- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës. I moshuari u gjet në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit dhe dyshohet se është mbytur. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 06:40, në lagjen nr. 13, Durrës, në afërsi të bregut të detit, është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 70 vjeç, dyshohet i mbytur në det.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

durres

Sondazh

Poll