Aktualitet

U qëllua për vdekje me armë zjarri/ Biznesmeni italian kishte dalë për gjah në fshatin Salari, autori i dyshuar njihet si përdorues i lëndëve narkotike 

44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, dhe ishte pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet.

27 Shtator 2025, 09:00 Nga E. D
U qëllua për vdekje me armë zjarri/ Biznesmeni italian kishte
foto ilustruese

TEPELENË- Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edoardo Sarchi në Tepelenë. Bëhet me dije se biznesmeni italian kishte dalë për gjah në momentin kur një person i preu rrugën dhe e qëlloi me breshëri plumbash. 44-vjeçari prej 25 vitesh jeton në lagjen “Laprak”, dhe ishte pronar i fabrikës së tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në komisariat personat që kanë qenë me të në makinë, si dhe ka shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes. Po ashtu autori i dyshuar i shpallur në kërkim njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se është fshehur në zonën mes Gusmarit dhe Nivicës. Ndërkohë policia në bashkëpunim me drejtorinë vendore të Fierit dhe Vlorës, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme.

edoardo sarchi vrasja ne tepelene

Sondazh

Poll