Aktualitet

"Investitor në bregdet, njerëzit e tij drejtësia i liroi"/ Gazetari italian: Artur Shehu lidhje të forta me qeverinë Rama

Sipas gazetarit edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.

25 Shtator 2025, 18:24 Nga E. D
"Investitor në bregdet, njerëzit e tij drejtësia i
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia ka treguar lidhjet e forta të Artur Shehut me qeverinë Rama dhe investimet e tij që ai ka bërë në Shqipëri.  Në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thekson se Shehu ka investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Sipas gazetarit edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale.

Nello Trocchia: Pra, ky është një hetim i Drejtorisë Hetimore Antimafia të Prokurorisë së Firences që në thelb hetonte investimet në Itali të Artur Shehu. Kush është Artur Shehu? Artur Shehu është një individ që vjen nga Vlorë, i cili në vitet ’90 shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme nga ajo që ishte një lloj lufte civile, mund të themi, pas krizës së piramidave, dhe që bëri biznese me gommonët, pra me trupat e njerëzve, sepse ai kishte gommonë në Vlorë që niseshin drejt Italisë, pra trafikim i qenieve njerëzore, më pas u bë një individ në marrëdhënie, me biznese të dokumentuara, më pas u mbyll hetimi, por janë të dokumentuara marrëdhëniet e tij biznesore me Albino Prudentino, që ishte një njeri i lidhur me Sacra Corona Unita, në kazino dhe në sektorin e turzimin e më pas i transferuar në W. Artur Shehu nuk ka dënime të rëndësishme, por ka raporte me narkotrafikantet shqiptarë.

Rasti i Artur Shehut tregon nivelin e lartë të lidhjeve të mafias me biznesin dhe qeverinë. Ai ka marrë pjesë në investime në Shqipëri dhe Itali, duke përfshirë sektorin e turizmit dhe ndërtimit, dhe vazhdon të ketë leje ndërtimi në Vlorë. Edhe pse disa ish-bashkëpunëtorë të tij janë hetuar dhe më pas janë liruar, Shehu vazhdon aktivitetet e tij biznesore dhe kriminale. Një tjetër rast që tregon fuqinë e mafias shqiptare është vrasja në Itali në vitin 2020 në plazhin e Torvaianika të një shtetasi shqiptar, ku rezultoi se i dyshuari kryesor kishte lidhje me vrasësin e dënuar më parë.

nello trocchia

Sondazh

Poll