Aktualitet

"Qëllimi i mafias shqiptare është të bëjë para"/ Gazetari italian: Për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën

Gazetari gjithashtu nënvizoi se mafia shqiptare, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.

25 Shtator 2025, 17:58 Nga E. D
"Qëllimi i mafias shqiptare është të bëjë
Nello Trocchia

ITALI- Gazetari investigativ Nello Trocchia tha se qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Duke folur në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thotë se mafiet për pasur një strukturë funksionale, duhet të kenë edhe lidhje me politikën. Gazetari gjithashtu nënvizoi se mafia shqiptare, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.

Nello Trocchia: Qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Për të bërë para dhe për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën, me sipërmarrësit dhe me botën e profesionistëve. Si i ke këto lidhje? Përmes sistemeve korruptive. Më tregonte një ish-vrasës i Kamorës, që pata mundësinë ta njoh vitet e fundit, dhe që ka strukturë kriminale për të na treguar se çfarë janë mafiet, dhe vlen për ato italiane, vlen për ato të huaja si ajo shqiptare.

Qartë, para armës, para K47, para Feroce, janë paratë. Paratë janë instrument që lejon të lubrifikohen sistemet, të arrish kudo dhe nëse duhet të ndërtosh një kullë të madhe, nëse duhet të ndërtosh një zinxhir të madh hotelesh, edhe të shkojë në kadastër, tek ata që japin koncesionet dhe në një farë mënyre të zbutësh sistemin e kontrollit. Kjo mënyrë realizohet vetëm nëse ke shumë para, dhe shqiptarët, mafia shqiptare, qartë kur them shqiptare, them mafia, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.

nello trocchia

Sondazh

Poll