25 Shtator 2025, 16:08
Nga DOSJA

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zhvillojnë një vizitë studimore në Future Farming, një nga infrastrukturat teknologjike më inovative të Europës, që bën lidhjen mes universiteteve dhe sektorit privat.
Kjo vizitë studimore, është propozuar dhe konceptuar nga akademikja e diasporës Prof. Asoc. Valentina Ndou, si një ndarje eksperiencash për akademikët e Diaspora4Innovation, për t’u njohur me projektet inovative dhe teknologjike të Future Farming dhe H-FARM. Akademikët do të ndajnë përvojat, praktikat e tyre dhe do të fitojnë njohuri të drejtpërdrejta mbi metoda dhe perspektiva bashkëkohore se si ndërlidhen qendrat kërkimore, industria dhe universitetet.
Përgjatë kësaj vizite, akademikët do të vizitojnë edhe H-FARM, një institut për edukimin universitar mbi sipërmarrjen teknologjike dhe krijimin e startup-eve. Projekti Diaspora4Innovation që u lançua zyrtarisht në maj 2024, është konceptuar mbi tre shtylla kryesore: Diaspora akademike; Diaspora profesionale; Diaspora si urë promovuese dhe lehtësuese e lidhjeve ndërkombëtare.
Diaspora4Innovation mbështetet nga projekti EU4Innovation, implementuar nga GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me GERMIN. Akademikë të Diasporës bashkëpunojnë me profesorë në 8 Universitete në Shqipëri, për të përmirësuar silabuset e lëndëve në programe të ndryshme studimore. Akademikët do të bashkëpunojnë edhe në publikime e kërkime shkencore, për programet e financuara nga Bashkimi Evropian, si Horizon Europe.
Pjesëmarrës në këtë vizitë studimore janë akademikët: Dr. Irina Branko – Lektore dhe kërkuese shkencore në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Universiteti Politeknik i Tiranës; Dr. Blendi Shima – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë, Instituti Kanadez i Teknologjisë; Gentjan Ulaj – Lektor, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Universiteti i New York-ut në Tiranë; Prof. As. Dr. Entelë Gavoçi – Dekane e e Fakultetit të Inxhinierisë, në Institutin Kanadez të Teknologjisë; Prof. As. Dr Nihat Adar – Zëvendës rektor, për anën mësimore, në Institutin Kanadez i Teknologjisë; Prof. Dr. Blerta Dragusha, zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, Universiteti i Shkodrës " Luigj Gurakuqi”; Dr. Vehap Kola, Lektor i Menaxhimit në Universitetin e New York-ut në Tiranë; Dr. Edmira Cakrani - Shefe e Departamentit të Shkencave Ekonomike dhe Financës, Western Balkans University; Prof. Asoc.Valentina Ndou –Universiteti i Salentos (Itali); Endrit Kromidha, Profesor i Asociuar i Sipërmarrjes dhe Inovacionit në Universitetin e Birmingamit (Mbretëria e Bashkuar); Dr. Adelajda Matuka - Lektore/Kërkuese Shkencore, Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Bolonjës (Itali) dhe Dr. Lisana Berberi – Kërkuese Shkencore, Instituti Karlsruhe i Teknologjisë (Gjermani).
Projekti “Diaspora4Innovation” ka si qëllim aktivizimin e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare - akademikë dhe profesionistë - për të ndikuar në zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e një ekosistemi të ndërlidhur e të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, në Shqipëri.
disapora4innovation venezia
aa440648 09f1 49cd a0ed 68c8ba61091e
56804615 e654 4a85 8c24 16d5d8eebbd7
24e5631a d324 47e6 b99d 3e5bce79dc62
Aktualitet
25 Shtator 2025, 15:41
E. D
Nancy VanHorn
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Këshillit t...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 15:31
Egla Xhemali
Fatos Lubonja
Dokumentari “Më i fortë se Ciklopët” i regjisorit italian Stefano Grossi, sjell jetën dhe kujtesën e Fat...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 15:15
E. D
Safet Gjici
KUKËS- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafaj&...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 13:32
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është vënë në pranga bashkë me...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 13:22
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Autori i rrëmbimit të 19-vjeçarit Françesko Mani është arrestuar ditën e sotme. ...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:53
I.A
DURRËS- Dinamika e vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se autor i vrasjes &e...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:27
I.A
Teilor Tivari
DURRËS- Dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur në Polici. M...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:06
I.A
Valbon Beqiraj
DURRËS- Teilor Tivari është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj në Durrës. Mësohet se B...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:02
I.A
Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë fjalës së saj përshëndetëse ...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 11:53
I.A
Drejtoria e Burgjeve
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas tentativës së disatë për tu arratisur nga Bledar Selman...