Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Van Horn takon kryetaren e KLP: Integriteti i procesit, thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA

Lajmin për takimin e konfirmoi vetë ambasada Amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjatë takimit Van Horn e ka vënë theksin në integritetit të procesit në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. 

25 Shtator 2025, 15:41 Nga E. D
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Van Horn takon kryetaren e KLP:
Nancy VanHorn

TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin. Lajmin për takimin e konfirmoi vetë ambasada Amerikane me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjatë takimit Van Horn e ka vënë theksin në integritetit të procesit në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. 

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që  do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona," thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

nancy vanhorn

Sondazh

Poll