25 Shtator 2025, 17:52
Nga E. D
Nello Trocchia
ITALI- Gazetari italian Nello Trocchia ka treguar bisedëm me anëtarin e Ndraghetas. Në një intervistë për SYRI.TV, Trocchia thekson se mafia Shqiptare do të jenë zotër të Europës. Më tej Gazetari nënvizon se mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’. Sipas tij këto grupe kanë strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje të menjëhershme dhe të shpejtë.
Nello Trocchia: Mafia shqiptare sot përfaqëson në Europë një fuqi kriminale që nuk ka më asgjë për t’i pasur zili as vetë ’Ndranghetës’, e cila është organizata mafioze më e madhe dhe më e fuqishme ndërkombëtare, sidomos në nivel europian. Për mafian shqiptare kishte nevojë të rrëfehej për shkak të karakteristikave, të veçantisë, të elementeve dalluese, duke filluar nga ndërtimi dhe struktura e saj, që nuk është piramidale por me qeliza, dhe kujton një përvojë italiane barbare dhe të tmerrshme: Brigate Rosse, pra një formë terrorizmi mafioz e pushtetit kriminal, që ngjan me atë të brigadistëve. Pse? Sepse janë të përbërë me qeliza. Ka një strukturim në territore me 30, 40, 50 anëtarë, të cilët kanë një aftësi shpërbërjeje, pra të zhdukjes së menjëhershme dhe të shpejtë.
Këtë fakt e kam vërtetuar edhe nëpërmjet punës së kryer nga drejtësia mbi mafiet tradicionale. Një ish-boss i “mafias foggiane” më ka treguar se në vitet 2000, kur kanë pasur rastin të hyjnë në kontakt me pjesë të krimit shqiptar, kanë parë se në momentin kur lindnin mosmarrëveshje, ata kishin aftësinë të zhdukeshin në mënyrë të menjëhershme. Kjo i bën të pakapshëm, i bën të aftë të shpërndahen në territorin europian e jo vetëm, dhe tashmë, një tjetër element që më ka shtyrë të merrem me mafian shqiptare, është kontrolli i porteve, të cilat janë qendrore në rrugët e narkotrafikut. Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, i cili në një intervistë tregon që ka kaluar vite në Kalabri dhe ka studiuar ’Ndranghetën, më thotë qartë se sot mafia shqiptare arrin të bashkëpunojë në mënyrë të barabartë me ’Ndranghetën. Një bashkëpunëtor i drejtësisë nga një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, familjes Mancusi, më tregon qetësisht: “Do të jenë zotër të Europës”.
nello trocchia
Aktualitet
25 Shtator 2025, 17:50
E. D
Nello Trocchia
ITALI- Gazetari Italian Nello Trocchia Ka deklaruar se emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama është përmendur gjat...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 17:39
E. D
Nello Trocchia
ITALI- Gazetari i njohur investigativ italian, Nello Trocchia ka folur për mafian shqiptare. Në një intervistë pë...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 16:30
foto ilustruese
Ivan Petroviq dhe Ivan Ristiq nga Ranillugu - një komunë me shumicë serbe pranë Gjilanit në Kosovë - po b&eum...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 16:12
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, pasi ka tentuar t&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 16:08
Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, një grup akademikësh shqiptarë, rezidentë dhe nga diaspora, po zh...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 15:41
E. D
Nancy VanHorn
TIRANË- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Këshillit t...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 15:31
Egla Xhemali
Fatos Lubonja
Dokumentari “Më i fortë se Ciklopët” i regjisorit italian Stefano Grossi, sjell jetën dhe kujtesën e Fat...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 15:15
E. D
Safet Gjici
KUKËS- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafaj&...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 13:32
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Administratori i një agjencie turistike në Tiranë është vënë në pranga bashkë me...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 13:22
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Autori i rrëmbimit të 19-vjeçarit Françesko Mani është arrestuar ditën e sotme. ...