Aktualitet

Mori peng të riun/ Si 33-vjeçari e detyroi me forcë të futej në makinë, autori emër i njohur për Policinë

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator, pas një konflikti për motive të dobëta.

25 Shtator 2025, 13:22 Nga I.A
Mori peng të riun/ Si 33-vjeçari e detyroi me forcë të
Foto Ilustruese

SARANDË- Autori i rrëmbimit të 19-vjeçarit Françesko Mani është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se ai është 33-vjeçari Geraldo Obzova.

Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se Obzova e ka rrëmbyer të riun duke e futur në makinë me forcë duke e mbajtur për disa kohë. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Geraldo Obzova është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton i përfshirë në vjedhje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe kultivim të bimëve narkotike. Policia e konsideron atë si një person me rrezikshmëri të lartë.

geraldo obzova françesko mani

Sondazh

Poll