Aktualitet

Kërkoi pafajësi/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici

Gjici ka kërkuar prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

25 Shtator 2025, 15:15 Nga E. D
Kërkoi pafajësi/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish
Safet Gjici 

KUKËS- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi. Gjici ka kërkuar prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”. Ndërkohë Gjici është liruar nga qelia më datë 19 maj për shkaqe shëndetësore dhe ndodhet në "arrest shtëpie".

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. 

safet gjici 

Sondazh

Poll