Aktualitet

Tentativa e arratisjes së Bledar Selmanajt/ Drejtoria e Burgjeve: Hapi një vrimë në mur, gjatë ndalimit kundërshtoi rojet

Sipas drejtorisë së Burgjeve, Selmanaj me mjete rrethanore ka hapur një vrimë në mur dhe më pas është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik. 

25 Shtator 2025, 11:53 Nga I.A
Tentativa e arratisjes së Bledar Selmanajt/ Drejtoria e Burgjeve: Hapi
Drejtoria e Burgjeve

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas tentativës së disatë për tu arratisur nga Bledar Selmanaj. Selmanaj ndodhet në burgun e Fierit, i akuzuar për vrasjen e mikut të tij, Xhuljano Bullarit. Sipas drejtorisë së Burgjeve, Selmanaj me mjete rrethanore ka hapur një vrimë në mur dhe më pas është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik. 

Por në momentin që do të kalonte murin e sigurisë, Selmanaj është pikasur nga rojet e burgut, të cilët e kanë arrestuar më pas. 

Njoftimi i Plotë:

Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij.

Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve.

drejtoria e burgjeve bledar selmanaj

Sondazh

Poll