Aktualitet

Premtoi se do ta ndihmonte me njohjet në insitucionet shtetërore dhe i mori 6300 euro, arrestohet 54-vjeçari në Korçë

Ai i mori paratë përmes mashtrimit një 53-vjeçari.

25 Shtator 2025, 11:37 Nga E.d
Premtoi se do ta ndihmonte me njohjet në insitucionet shtetërore dhe i
Foto ilustruse

KORÇË – Një 54-vjeçar, i cili i mori një personi 6300 euro është arrestuar sot nga policia. Ai i mori paratë përmes mashtrimit një 53-vjeçari.

Duke i premtuar se do ta ndihmonte atë përmes njohjeve që kishte me drejtues të insitucioneve shtetërore 54-vjeçari e ka mashtruar atë për katër muaj. Ai akuzohet për veprën penale "Mashtrimi", ndërkohë që policia po heton më shumë ngjarjen.

Njoftimi i policisë

I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin: I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mashtrimi".

korçë 54-vjeçari 6300 euro

Sondazh

Poll