Politike

Largimi misterioz i Ministres së Shëndetësisë, me leje dyjavore apo pa kthim?

Dalja e fundit publike e ministres së re ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së.

25 Shtator 2025, 15:34 Nga E. D
Largimi misterioz i Ministres së Shëndetësisë, me leje
Evis Sal

TIRANË- Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, vetëm pak ditë pas betimit në detyrë është larguar nga Shqipëria për një periudhë dyjavore. Siç raportohet ajo ka njoftuar stafin e saj se do të rikthehet në vend më 2 tetor.

Dalja e fundit publike e ministres së re ishte prezantimi i drejtuesve të rinj të QSUT-së, Anxhela Paparizo, dhe i FSDKSH-së, Arti Papajani, ish-drejtor i Tatimeve në periudhën e qeverisjes së PD-së.

Por largimi i saj jashtë vendit ka tërhequr mjaft vëmendje, pasi ajo ka vetëm dy javë që ka marrë detyrën. Sala u bë virale edhe kur u prezantua nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Shëndetësisë, pasi përsëritja e fjalëve të saj të njëpasnjëshme u bë meme brenda pak minutave në rrjet. 

"Nuk është e vështirë dhe është shumë e veshtirë por nuk është aq e vështire sepse asnjë gje nuk është e pamundur, çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur! Dhe duhet të bëjmë të mundurën e gjithçka që të pamundurën ta bëjmë të mundur", thote ajo.

evis sal

Sondazh

Poll