Politike

Spiropali takon Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio: Thellim i aleancës tonë strategjike në çdo dimension

Ministrja Spiropali shkroi në rrjetet sociale se aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

25 Shtator 2025, 09:10 Nga DOSJA
Spiropali takon Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio: Thellim i
Elisa Spiropal dhe Marco Rubio


SHBA- Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbrëmjen e djeshme Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në New York të SHBA-ve.

Ministrja Spiropali shkroi në rrjetet sociale se aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.

"Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë", theksoi Ministrja.

 

 

elisa spiropal marco rubio

Sondazh

Poll