25 Shtator 2025, 14:19
Nga I.A

SHBA- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten.
Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim. Kryeministria nuk tregoi se kush janë liderët me të cilët do të mbajë takime dypalëshe Kurti.
Ajo tha se “përmes pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Kosova ofron për investitorë të huaj”.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës, sipas njoftimit. Udhëtim i Kurtit në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji.
Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Kurti tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur. Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.
Ndërkohë, në Nju Jork këtë javë ndodhet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka zhvilluar disa takime deri tani. Të mërkurën, Osmani u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin tha se pati bisedë “përmbajtësore”.
Ajo i vijoi takimet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilës ia përsëriti kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së./REL
albin kurti
Politike
25 Shtator 2025, 13:51
I.A
GJKKO
TIRANË- Seanca në GJKKO për dosjen 5D ka vazhduar ditën e sotme e përfshirë nga debatet dhe provokimet. Deputeti demokr...
Politike
25 Shtator 2025, 13:33
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha se kreu i SPAK Altin Dumani ka asgjësuar ligjin antimafias. Gjatë n...
Politike
25 Shtator 2025, 13:31
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka thënë gjatë një konference për mediat, se PD-ja nu...
Politike
25 Shtator 2025, 13:25
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi, pas vendimit të gjykatës për të shtyrë seancën ndaj Ilir Metës, ka b&eum...
Politike
25 Shtator 2025, 13:21
E.d
Sali Berisha
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha denoncoi se Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimativ...
Politike
25 Shtator 2025, 13:12
E.d
Sali Berisha
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka thënë se mediat po kërkojnë ta fshehin lajmin mbi takimi...
Politike
25 Shtator 2025, 13:04
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i lidhur me organizatat kriminale. Në ...
Politike
25 Shtator 2025, 12:56
E.d
Sali Berisha
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka thënë gjatë një konference për mediat se do e d&eu...
Politike
25 Shtator 2025, 12:55
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj zyrtarisht është shkarkuar si kryebashkiak i Tiranës. Vendimi është marrë...
Politike
25 Shtator 2025, 12:48
E.d
TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Brisha ka bërë një denoncim të fortë se kryeministri Edi Rama mund të k...