Aktualitet

Skenar si në filma/ Si tentoi arratisjen Selmanaj, çau murin me grushte dhe kaloi nga tubat a ajrimit (DETAJE)

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Selmanaj ka çarë murin e qelisë duke e goditur me grushte. 

25 Shtator 2025, 11:17 Nga I.A
Skenar si në filma/ Si tentoi arratisjen Selmanaj, çau murin me
Bledar Selmanaj

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga tenativa e arratisjes së Bledar Selmanajt nga burgu i Fierit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Selmanaj ka çarë murin e qelisë duke e goditur me grushte. 

Fillimisht Selmanaj pasi mbështolli duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë duke mundur që të hap një vrimë, të cilën e zgjeroi më pas deri sa të mund të kalonte. Pas kësaj ai ka dalë në oborrin e burgut dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet tubave të kullimit.

Por teksa do të zbriste me litar nga muri rrethues i burgut, është pikasur nga një gardian burgu. Në këto momente, kanë ardhur rojet e burgut, të cilët e ndaluan dhe e vendosën në qeli izolimi.  

Si u vra Xhuljano Bullari?

25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë. Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen. /Dosja.al

bledar selmanaj xhuljano bullari

Sondazh

Poll