Aktualitet

Vendi vakant në Kushtetuese/ Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri më 30 shtator

Sipas njoftimit nga GJL, thuhet se mbledhja së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të mbahet më 30 shtator në orën 09:00. 

25 Shtator 2025, 10:49 Nga I.A
Vendi vakant në Kushtetuese/ Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri
Gjykata e Larte

TIRANË- Gjykata e Lartë do të mbajë më 30 shtator mbledhjen për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Sipas njoftimit nga GJL, thuhet se mbledhja së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të mbahet më 30 shtator në orën 09:00. 

Njoftimi i Plotë:

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Vendi vakant në Kushtetuese/ Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri
Njoftimi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar disa ditë më parë kandidatët që do t'i kalojnë Gjykatës së Lartë, për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në krye të listës është Asim Vokshi me 89.5 pikë i ndjekur nga Naureda Llagami me 89.3 pikë, Florjan Ballhysa me 77.83 pikë, Alma Faskaj me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) me 75.44 pikë dhe në fund Alban Toro 74.22 me pikë. 

gjykata e lartë ked

Sondazh

Poll