Aktualitet

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Beqiraj konsumonte lëndë narkotike, 10 të shoqëruar në Polici mes tyre dhe autori

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valbon Beqiraj banonte në banesën e kushërirës së tij në lagjen 12. 

25 Shtator 2025, 09:24 Nga I.A
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës/ Beqiraj konsumonte
Viktima

DURRËS- 10 persona janë shoqëruar ditën e sotme në polici për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Valbon Beqiraj banonte në banesën e kushërirës së tij në lagjen 12. 

Ndërkohë që me kohë të pjesshme punonte si kamarier. Në banesën që banonte ftonte miq dhe shok, ku konsumonin dhe lëndë narkotike. Banorët e pallatit kanë mundur që të identifikojnë të gjithë personat që ndodheshin në apartament, të cilët janë shoqëruar. 

Ndërkohë që mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i mundshëm i ngjarjes së rëndë. 

valbon beqiraj

Sondazh

Poll