Aktualitet

Dosja 5D/ Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në GJKKO

Ndërkohë që po sot për këtë çështje pritet që të dëshmojë edhe Arbjan Mazniku.

25 Shtator 2025, 09:40 Nga I.A
Dosja 5D/ Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në GJKKO
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, për të dëshmuar në dosjen korruptive '5D'. Mësohet se Këlliçi është thirrur në GJKKO si dëshmitar. 

Ndërkohë që po sot për këtë çështje pritet që të dëshmojë edhe Arbjan Mazniku. Procesi gjyqësor për këtë çështje ka nisur në orën 09:30. 

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".

belind këlliçi dosja 5d

Sondazh

Poll