Politike

Nancy VanHorn takohet me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar dhe grupet terroriste

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thotë se takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në fushat me interes të ndërsjellë

24 Shtator 2025, 13:38 Nga I.A
Nancy VanHorn takohet me ministrin e Drejtësisë: Të
Besfort Lamallari dhe Nancy VonHorn

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar detaje nga pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thotë se takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në fushat me interes të ndërsjellë. Ambasada thekson se koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është thelbësor për luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një ndër përparësitë kryesore të Administratës Trump.

Postimi i Ambasadës:

Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump.

nancy vanhorn besfort lamallari

Sondazh

Poll